Ballkani fiton thellë ndaj Larnes dhe kalon në rrethin e tretë
BKT
Sport

Ballkani fiton thellë ndaj Larnes dhe kalon në rrethin e tretë

Uran Krasniqi/RTKLive

Lincoln Red Imps nga Gjibraltari është kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit të Suharekës në Conference League.

Skuadra kosovare ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Larnes, e cila përkiste te rrethi i dytë, duke bërë që të kualifikohet dhe kampioni i Irlandës së Veriut të bie. 

Ndeshja e të enjtes është mbyllur me rezultat 1-4. 

Ballkani e ka gjetur golin pas vetëm njëzet minutash. Ka qenë Gripshi ai që ka realizuar në minutën e njëzet e tetë. 

Por Ballkani nuk është mjaftuar me kaq. As Gripshi, i cili ka realizuar sërish. Deri te goli i dytë Gripshi ka ardhur në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur pas një pranimi të topit në mënyrën e duhur e ka çuar atë drejt rrjetës nga afërsia. 
Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë suharekasit kanë realizuar prapë. Ka qenë Rrahmani që pas një topi të pranuar nga Kuc ka gjetur rrjetën. 

Pastaj Larne e ka zbutur avatazhin. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Bonis ka realizuar nga pika e bardhë. 

Por kjo nuk ka arritur ta trembë Ballkanin, që e ka shënuar edhe golin e katërt. 

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë kur Kryeziu pas një pranimi të topit nga Korenica ka realizuar.

Ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani e kishte fituar me rezultat 3-0, që do të thotë se skuadra kosovare ka fituar ndaj asaj irlandeze me rezultat të përgjithshëm prej 7-1. 

Ballkani shënon prapë kundër Larnes

Ballkani ia ka shënuar edhe golin e katërt skuadrës irlandeze, Larne.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë kur Kryeziu pas një pranimi të topit nga Korenica ka realizuar.
Ky rezultat përfundimisht bën që skuadra kosovare të kalojë në rrethin tjetër të Conference League. 
Edhe ndeshjen e parë në Prishtinë e kishte fituar Ballkani. 

Larne e ngushton epërsinë

Larne e ka zbutur avatazhin e Ballkanit në ndeshjen e zhvilluar sonte në Irlandë të Veriut.

Vendasit kanë ardhur tek goli parë dhe rezultati për momentin është 1-3. 
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Bonis ka realizuar nga pika e bardhë. 
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore. 

Ballkani e shënon edhe golin e tretë

Ballkani e ka gjetur edhe golin e tretë kundër Larnes në ndeshjen e sontme në Irlandë të Veriut.

Ka qenë Rrahmani që pas një topi të pranuar nga Kuc ka gjetur rrjetën. 
Ky rezultat, 0-3, e rrëzon Larnen dhe e çon përpara Ballkanin.  Ballkani shton epërsinë, prapë realizon Gripshi

Nazmi Gripshi duket të jetë sonte në natën e tij më të mirë.

Pos golit të parë ai ka realizuar edhe të dytin, me të cilin ka bërë që epërsia e Ballkanit në fushën e Larnes të dyfishohet. 
Deri te goli i dytë Gripshi ka ardhur në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur pas një pranimi të topit në mënyrën e duhur e ka çuar atë drejt rrjetës nga afërsia. 
Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë. 

Gripshi kalon në epërsi Ballkanin

Ballkani e ka gjetur golin e epërsisë ndaj larnes në ndeshjen e dytë të vlefshme për Conference League.

Ka qenë Gripshi ai që ka realizuar në minutën e njëzet e tetë. 
Ky rezultat e çon përpara skuadrën suharekase.
Megjithatë ka edhe shumë kohë për t'u luajtur. 

Nis ndeshja Larne - Ballkani

Ka nisur ndeshja Larne - Ballkani, që është takimi i dytë i rrethit të dytë të Conference League.

Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitore të skuadrës suharekase me rezultat 3-0. Fituesi i takimit do të kalojë në rrethin e tretë të garës. 
Gjithashtu sonte në Conference League luajnë edhe dy skuadra të tjera kosovare: Dukagjini dhe Drita. 

Larne - Ballkani, formacionet

Larne dhe Ballkani ndeshen sonte në takimin e dytë të rrethit të dytë të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.