Tituj të ndryshëm u paraqitën në Panairin e Librit në Ferizaj |Video
BKT
Kulturë

Tituj të ndryshëm u paraqitën në Panairin e Librit në Ferizaj |Video

Driton Ramadani / RTK

Tituj të zhanreve të ndryshme të krijuesve letrarë nga shtëpitë e shumta botuese janë paraqitur në edicionin e pestë të Panairit të Librit, që organizohet nga klubi letrar “De Rada” në Ferizaj. Lexuesit e mirëpritën panairin.

mirëpritën panairin.

 “Është një mundësi shumë e mirë edhe për krijuesit që vleprat e tyre dhe krijimtarinë e tyre ta kenë më afër lexuesit por është një mundësi shumë e mirë edhe për lexuesit që për veç që të jenë më afër librit të jenë edhe tek krijuesit na ndodh shumë shpesh kur lexuesit e kanë një ndjesi tjetër kur e takojnë vet autorin e librit”, ka thënë qytetari Muzafer Osmani.

E qytetari Sahit Salihu ka thënë se zemra po më rrah edhe më e fort kur jam këtu pran librit.

 “Unë kam lindur bonjak. Nëna më ka lënë të vogël edhe librin e kam pas udhëzim edukator edhe nën e kam librin. Libri është për mua nëna ime që më ka ngritur edhe më ka bë profesor të gjuhës shqipe”, ka shtuar Salihu.

Kurse Zyrafete Shala -Kryetare e Klubit Letrar “De Rada”, ka thënë se  interesim botuesve këtë vit ka qenë shumë më i madh se vitet e kaluara.

“Pra secili prej tyre ka sjellë mjaftë tituj dhe tituj të rinj dhe çdo lexues pavarësisht nga profili i tyre mund ti gjënë titujt e tyre të preferuar”, ka thënë ajo

Panairi i librit në Ferizaj do të jetë i hapur deri më 5 gusht dhe gjatë kësaj kohe do të ketë edhe takime me krijues.


MË SHUME NGA Kulturë