Ngjarjet e datës 4 gusht
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 4 gusht

RTKlive

Ngjarjet e datës 4 gusht 2023 .

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksioni protestues denoncon “tentimin për kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit”. (Para objektit të MASHTI-t, ora 10:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston duke kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 10:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.(Ora, 10:30)

Shpallet aktgjykimi në çështjen penale, kundër të pandehurit Dardan Krivaqës i dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 11:00)

Promovohet libri “Dëshirë e djegur”, i autorit Ramiz Selimi. (Instituti Albanalogjik, Prishtinë, ORA 11:00)

Do të mbahet ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, në kuadër të projektit “Race for the cure Prishtina 2023”. (Në Xhaminë e Madhe, Prishtinë, ora 12:30)

Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media.(ora, 14:00)


MË SHUME NGA Lajme