Papa Françesku paralajmëron vizitën në Kosovë, nuk ka përcaktim date
BKT
Lajme

Papa Françesku paralajmëron vizitën në Kosovë, nuk ka përcaktim date

M.P. / RTKlive

Papa Françesku në një intervistë për mediat spanjolle ka treguar për vizitat të cilat i parasheh nëpër vende të ndryshme. Një ndër vendet që ka përmendur ka qenë edhe Kosova.

“Ne jemi duke punuar për në Kosovë, por nuk është e përcaktuar”, është shprehur ai për gazetën Vidanuevadigital.

Papa është shprehur se me prioritet për takime i ka vendet e vogla të Evropës. Një ndër tjera përmendi edhe Shqipërinë.

Kryeministri Kurti gjatë takimit të fundit me të më 22 qershor, e kishte ftuar që ta vizitonte Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme