Osmani: Janë dy forma për largimin e kryetarëve nga komunat në veri
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Osmani: Janë dy forma për largimin e kryetarëve nga komunat në veri

Medina Pasoma, RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zhvillimet në veri të vendit, pas reduktimit të policisë. Ajo ka përmendur edhe faktin e shkuarjes së parakohshme në zgjedhje përmes dy formave për largimin e kryetarëve nga komunat në veri.

“Njëra mundësi është nëse kryetarët kërkojnë dorëheqje, ndërkaq tjetra është përmes peticionit që të niset procedura për largimin e kryetarëve. Po krijohet njëfarë hutie, nuk e di nëse është e qëllimshme. Po ndërlidhet me referendumin, por s’ka të bëj fare me këtë. Ekziston një ligj që ua njeh të gjithë qytetarëve të drejtën e tyre nëpërmjet peticionit dhe pastaj votimit të largohen kryetarët e komunave”, ka thënë ajo, raporton RTKlive.

Osmani i ka bërë thirrje grupit punues për përgatitjen e udhëzimin administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, që urgjentisht ta kryejne punën e tyre. Sipas saj, e gjithë procedura është teknike dhe nuk merr kohë, dhe t’i hapët rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat veriut.

Ajo ka thënë se Serbia ende s’ka shprehur gatishmërinë e saj për zgjedhje demokratike në veri.

“Serbia duhet ta dëshmojë, që s’e ka dëshmuar ende, që nuk do të ndërhyj ilegalisht në zgjedhjet e komunave në Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje aleatëve tonë të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla që shpesh kanë përfunduar me dhunë e frikësim për qytetarët serb”, ka deklaruar presidentja.


MË SHUME NGA Lajme