Hoti kritikon ministren Hajdari dhe deputeten Kusari Lila
BKT
Lajme

Hoti kritikon ministren Hajdari dhe deputeten Kusari Lila

B. H. | RTKlive

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe shefen e GP të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, të cilat kanë paraqitur kallëzim penal në organet e drejtësisë për audioincizimet e publikura në media.

Hoti ka thënë se me aq sa u publikua në media, asnjëra padi nuk ka të bëjë kundër atyre që thuhen në incizime.

“Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.  

Ai ka thënë se nuk pret që dikush të marrë përgjegjësi sepse sipas tij janë këta të njëjtit që e mbajnë në detyrë një ambasador që potencialisht mund të akuzohet për skandal milionësh, ndaj të cilit është kryer edhe hetim parlamentar.


MË SHUME NGA Lajme