08:07 / 05.08.2023
Mbi dy orë pritje për dalje nga Kosova nga pika kufitare e Merdarës
A.B/RTKlive
Në dy vendkalimet kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë, po vazhdon të ketë kolona edhe gjatë ditës së sotme dhe pritje mbi dy orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, tek pika kufitare në Merdarë, duhet pritur, për të dalë nga Kosova mbi dy orë, ndërsa në pikën kufitare, Dheu i Bardhë një orë, raporton RTKlive.
Kurse, pritjet në pikëkalimet kufitare tjera janë normale.
























