FSK eliminon rrezikun nga një grumbull i minave
BKT
Lajme

FSK eliminon rrezikun nga një grumbull i minave

A.B/ RTKlive

Ekipet e Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas njoftimit nga një qytetar kanë intervenuar në fshatin Krushicë e Poshtme, Komuna Suharekë, ku kanë eliminuar rrezikun nga një grumbull i minave anti personale (PMA-3), të cilat ishin rrezik për banorët e këtij lokaliteti.

"Lusim qytetarët që kurdo dhe kudo që gjejnë apo që dyshojnë pēr mjete të rrezikshme  mos të ndërmarrin masa por të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish", njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme