15:44 / 05.08.2023
Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes Joziq
V.Th. RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se djegia e shtëpisë së familjes serbe Joziq në Istog është një akt i papranueshëm.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në shtëpinë e familjes Joziq.
“Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që ata të ndihen të sigurt.
























