Laura Fazliu kthehet me medalje të artë nga Hungaria
BKT
Sport

Laura Fazliu kthehet me medalje të artë nga Hungaria

Uran Krasniqi/RTKLive

Laura Fazliu ka triumfuar në finale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Kësisoji ajo e ka fituar medaljen e artë.

Në një meç ku vazhdimisht e ka pasur iniciativën, Fazliu ka fituar me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi. 

Paraprakisht xhudistja kosovare ka shënuar katër fitore në kategorinë -63 kg.

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm tridhjetë e gjashtë më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.