Hajdari e Xheladini, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik
BKT
Foto: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë / Facebook
Në Fokus

Hajdari e Xheladini, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik

V.Th. RTKlive

Në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini, njofton ministria përmes një postimi ne faqen zyrtare të Facebbok-ut.

Sipas njoftimit temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin, meqë komuna e Dragashit, karakterizohet nga zona të mrekullueshme që mund të jenë destinacion potencial për turistët.

Poashtu u diskutua edhe për mbështetjen ndaj prodhuesve  vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet tona që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit, pikërisht me qëllimin që industria e Kosovës të shndërrohet në një industri të zhvilluar dhe më të integruar globalisht.

Ministrja Hajdari dhe Kryetari  Xheladini, u pajtuan për takimin e radhës për diskutim në projektet e turizmit dhe të tjera, në ambientet e MINT.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti


MË SHUME NGA Në Fokus