14:21 / 06.08.2023
Protestë në Tiranë, kërkohet lirimi i Dritan Goxhajt
RTK
Shoqata “Krahu i shqiponjës” proteston sot në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, i cili u arrestua ditë më parë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë nën dyshimet për frikësim gjatë procedurës penale dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Protesta organizohet me qëllim të lirimit të ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimit të tij drejt Hagës.























