Arsenal mposht Cityn dhe fiton Community Shield
BKT
Sport

Arsenal mposht Cityn dhe fiton Community Shield

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal ka mposhtur Manchester Cityn 4-2 me penallti për të fituar Community Shield. 

Deri tek ekzekutimi i penalltive ka ardhur pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt. 

Deri në minutën e shtatëdhjetë e shtatë ndeshja nuk ka njohur gola, ani se raste ka pasur. ka qenë Palmer ai i cili ka kaluar skuadrën e Pep Guardiolas në epërsi. 

Barazimi i Arsenalit ka ardhur në minutën e njëmbëdhjetë të kohës shtesë nga Trossard. 

Dy shtesat nga pesëmbëdhjetë minuta nuk kanë prodhuar ndryshim të rezultatit dhe skuadrat është dashur të mendojnë për pikën e bardhë, ku më të saktë janë treguar futbollistët e Mikel Artetas, duke fituar me rezultat 4-1. 

Ideja e finales së këtij kompeticioni, Community Shield, është të takohen në finale fituesi i Premier Leagues dhe ai i FA Cup, por duke e ditur që City ka fituar të dy trofetë, atëherë Arsenal do të luajë si dikush që ka zënë vendin e dytë në Premier League.