21:37 / 06.08.2023
Kërkohet lirimi i Dritan Goxhaj
RTSH
Shoqata "Krahu i shqiponjës" protestoi sot në Tiranë në mbështetje të luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, i cili u arrestua ditë më parë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë nën dyshimet për "Frikësim gjatë procedurës penale" dhe "Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare".
Qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin "Skënderbeu" në Tiranë, kërkuan lirimin e tij. Detajet i sjell kronika e përgatitur nga kolegët e Radiotelevizionit Shqiptar.























