08:14 / 07.08.2023
Jorginho kërkon largimin nga Arsenali, Fenerbahce gati ofertën
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi turk, Fenerbahce është duke e monitoruar mesfushorin e Arsenalit, Jorginho.
Sipas medieve turke, Jorginho nuk po kalon periudhë të mirë në “Emiratës” dhe ai është duke e shqyrtuar opsionin e largimit nga “Topçinjtë” gjatë këtij muaji.
Madje, siç raportohet, mesfushori i Italisë i ka kërkuar Arsenalit që të shqyrtojë ofertat që vijnë në adresë të tij.
Fenerbahce thuhet se tashmë është duke përgatitur ofertën për Jorginhon.
Italiani iu bashkua Arsenalit në janarin e kaluar nga Chelsea, dhe duket se lojtari shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri.
Stambolli shihet opsioni më i mundshëm për Jorginhon.























