09:18 / 07.08.2023
Mbi një orë pritje në pikën kufitare të Merdarës
RTKlive
Sipas përditësimit të të dhënave në orën 7 e 56 minuta nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në dalje te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë, deri në 70 minuta.
Në Merdarë në dalje pritet deri në 35 minuta. Në hyrje në këto dy pikëkalime pritjet zgjasin deri në 15 minuta.
























