Aston Villa insiston për Ceballos, gati 15 milionë euro
BKT
Sport

Aston Villa insiston për Ceballos, gati 15 milionë euro

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Aston Villa duket se është i vendosur të transferojë Dani Ceballos-in e Real Madridit.

Sipas “Birmingham Live”, Aston Villa mbetet e prirur për nënshkrimin me Dani Ceballos dhe tashmë ka përgatitur ofertën për mesfushorin e “Los Blancos”.

Aston Villa thuhet se do t’ia ofrojë Real Madridit 15 milionë euro për mesfushorin e tyre, derisa kontrata e 26-të vjeçarit do të jetë dyvjeçare.

Aston Villa siç rapotohet, është e sigurt se do të transferojë Ceballos-in, megjithatë, ende nuk asnjë ofertë zyrtarë në adresë të skuadrës ‘merenguese’ për lojtarin.