12:32 / 07.08.2023
Pas Dembele-s, PSG synon t’ia ‘vjedh’ Barçës dhe Fati-n
F.Bytyqi/RTKLive
Vazhdon “Lufta e ftohtë” mes PSG-së dhe Barcelonës.
Klubi francez, pasi ka ushtruar klauzolën për të nënshkruar me Ousmane Dembele-n, tashmë PSG synon t’ia ‘vjedh’ edhe një tjetër lojtar Barcelonës.
Kampionët në fuqi të Francës, sipas medieve franceze, janë hedhur në sulm për Ansu Fati-n, një tjetër yll i katalonasve.
Trajneri i parisienëve, Luis Enrique është fans i Fat-it, të cilin strategu spanjoll e do lojtarin në skuadër për sezonin e ri të garave.
Megjithatë, siç raportohet, lojtari nuk dëshiron largimin nga ‘Camp Nou’.
Ndryshe, Fati prej kohësh vëzhgohet edhe nga klubi anglez, Wolverhampton, por lojtari thuhet se preferon qëndrimin në skuadrën e Xavi Hernandez.























