Mourinho mohon se ka krisje të raportit me drejtuesit e Romës
BKT
Sport

Mourinho mohon se ka krisje të raportit me drejtuesit e Romës

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mohuar një krisje të raportit me drejtuesit e klubit italian për shkak të mostransferimit të një sulmuesi si zëvëndësues i Tammy Abrahamit. 

Sulmuesi anglez ishte lënduar në ditën e fundit të sezonit të kaluar dhe nuk pritet të luajë më për këtë vit.

"Pas dëmtimit të Tammy, ne jemi në një situatë që asnjë trajner në botë nuk do të donte të ishte. Është e pamundur për mua të them se jam i lumtur. Por të thuash se jam në luftë të hapur me klubin është shumë e gabuar." ka thënë Mourinho.