10:30 / 08.08.2023
Stabilizohet kalimi nëpër kufij, s’ka pritje të gjata
RTKlive
Është normalizuar kalimi kufitar në dalje nga Kosova në pikën e kalimit kufitar në Merdare, ku pritja aktualisht zgjat 15 deri në 20 minuta, kurse kolona e makinave në hyrje është rreth 50 metra, e në dalje 40 metra.
Pritjet më të gjata janë krijuar tani tek Dheu i Bardhe ku zgjatin mbi 25-30 minuta në hyrje e në dalje 15-20 minuta.
Nga përditësimi i fundit i raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në të gjitha pikat tjera kufitare pritje-daljet janë të zakonshme dhe zgjatin nga 3 deri në 5 minuta.
























