Osmani: Veprimtaria e Kelmendit do të jetë frymëzim për brezat
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar për vdekjen ish-rektorit, Zenel Kelmendi familjen dhe komunitetin akademik.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi.Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin”, ka thënë Osmani.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Presidencës, Osmani ka thënë se veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik!Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Zenel Kelmendin!”, ka thënë Osmani.























