Qytetari dorëzon në polici 8 mijë eurot e gjetura, ato i kthehen pronarit
M.Sh/RTKlive
Policia e Kosovës njofton sot për një veprim të jashtëzakonshëm të një qytetari në Gjakovë, i cili tregoi ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash, dhe menjëherë ato i ka dorëzuar policisë. Ky akt siç thuhet në një komunikatë të Policisë, reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj këtij institucioni.
“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefajka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro”, njofton Policia e Kosovës. Parat e gjetura, sipas njoftimit, i janë kthyer pronarit.
“Policia falënderon z.Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.























