Kurti publikon 8 profile të reja të mësimit dual, fillojnë në shtator
BKT
Lajme

Kurti publikon 8 profile të reja të mësimit dual, fillojnë në shtator

M.Sh/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar të mërkurën mbrëma në facebook, edhe 8 profile të reja të arsimit dual, të cilat do të fillojnë nga shtatori i këtij viti. Ai ka shfaqur edhe një spot rreth këtyre profileve, derisa premtoi se nga shtatori i vitit të ardhshëm do të fillohet edhe me profile të reje.

“Nga shtatori, 8 profile të reja në arsimin dual: Rrobaqepësi; Automekanik; Metal përpunues; Përpunues i drurit; Instalues i ngrohjes dhe aklimatizimit; Instalues elektrik; Tregti me shumicë dhe pakicë dhe;  Estetist”, shkruan Kurti.

Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamerier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor, sipas tij, do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual.

“Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, shkruan kryeministri Kurti.


MË SHUME NGA Lajme