15:19 / 10.08.2023
Nuk i morën pagat e korrikut, minatorët e Trepçës bojkotojnë punën
Edina Avdiu/RTK
Minatorët e ndërrimit të parë në minierën e Stantërgut në Trepçë, sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik. Lajmin e ka konfirmuar për RTK, nënkryetari i Sindikatës së Trepçës, Destan Kërleshi.
Ndërsa ndërrimi i dytë posa kanë ardhur në minierë.
Disa nga minatorët kanë thënë për RTK, se ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë punën apo do ta bojkotojnë edhe në ndërrimin e dytë. Kjo nuk është hera e parë që minatorëve nuk iu ekzekutohen pagat.























