Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në veri
BKT
Lajme

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra në veri

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka parandaluar një tjetër rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit, në zonën kufitare në liqenin e Ujmanit.

“Njësia policore ka vërejtur një mjet lundrues (barkë), të cilën e kanë përcjellë dhe kanë identifikuar vendin e ndaljes. Njësitë policore, me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur, me targa të Serbisë. Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veturë policia ka identifikuar qindra mallra të natyrave të ndryshme.

“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme, si: telefona mobil (19 copë), cigare (830 pako)të llojeve të ndryshme, çanta, veshmbathje, mjete shkollore (lapsa, fletore, ngjyra, gërshërë etj), lodra për fëmijë, kozmetikë”, njofton tutje policia.


MË SHUME NGA Lajme