Shala: Vetingu mbetet i pa alternativë
BKT
Lajme

Shala: Vetingu mbetet i pa alternativë

E.H/ RTKlive

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se reforma më e madhe që duhet të ndodhë e për të cilën është zotuar kjo qeveri është Vetingu.

“Mirëpo praktikisht deri më tani edhe proceduralisht është larg. Mos të harrojmë faktin që edhe pas miratimit nëse eventualisht ndodhë miratimi i amendamenteve kushtetuese duhet të miratohet edhe një ligj i ri, i cili po ashtu mund të jetë subjekt i trajtimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe ne jemi pothuajse në vitin e tretë të kësaj Qeverie”, tha ai në  emisionin "INFO Plus" në RTK.

Sipas tij, Vetingu prapë se prapë mbetet i pa alternativë. “Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se zgjidhja është Vetingu. Mirëpo kur e shohim mënyrën se si ai e trajtoi sistemin e drejtësisë duke kritikuar atë, madje tha edhe për rastin e Dardan Krivaqës se i njëjti është dënuar për shkak të presionit të publikut. Në një vend ku sundon ligji këto deklarata janë të papranueshme”, tha ai.

 

 


MË SHUME NGA Lajme