Eurodeputeti gjerman: BE-ja e një anshme ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Eurodeputeti gjerman: BE-ja e një anshme ndaj Kosovës

A.B/RTKlive

Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i cili ka thënë se BE-ja është lehtësuese e paanshme dhe ndihmon të dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo kritikë e Stano-it është e ndjekur nga zëri i Josep Borrell-it, i cili duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përkrah dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer në ‘Twitter’.

Në të kaluarën, eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, gjithashtu ka mbrojtur Kosovën dhe ka qenë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme