50 vjet të muzikës Hip Hop
BKT
Kulturë

 50 vjet të muzikës Hip Hop

Bardhyl Bajrami/ RTK

11 gushti i vitit 1973 konsiderohet dita kur në Bronks të Nju Jorkut ka lindur muzika Hip Hop. Ngjarja kryesore për shënimin e 50 vjetorit të kësaj rryme muzikore është mbajtur në stadiumin Jenki ku kanë marrë pjesë shumë artistë të njohur botëror.

Shtetet e Bashkuara por edhe bota mbarë ka shënuar 50 vjetorin e lindjes së një rryme të re muzikore, atë të Hip-Hopit.

Ngjarja kryesore është mbajtur në stadiumin Yankee. Përgjatë pesë dekadave të kaluara, arti i lindur në Bronx ndikoi në transformimin e muzikës dhe kulturës.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë legjendat si Run DMC, Snoop Dogg dhe Lil Wayne, si dhe shumë artistë tjerë.

Pioner i kësaj rryme muzikore konsiderohet DJ Cool Herc ndërsa zonja e parë e këtij zhanri konsiderohet Cindy Campbell.

Ky zhanër i muzikës konsiderohet se ka lindur me 11 gusht 1973 në ndërtesën në Avenynë Sedgwick në lagjen Morris Hieghts në Bronks nga DJ Cool Herc.

 


MË SHUME NGA Kulturë