Protestë në mbështetje të Osmanit e Kurtit
BKT
Lajme

Protestë në mbështetje të Osmanit e Kurtit

E.Podvorica/RTKlive

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Protesta nuk dihet nga kush është thirrur,por asaj i janë bashkuar një numër i madh i qytetarëve me moton "Marshojmë për Qeverinë".

Qytetarët mbajnë flamur kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me slogane në duar protestuesit kërkojnë nga opozita “që ta mbështesin qeverinë, e jo Serbinë”. E po ashtu protestuesit ftojnë opozitën të jetë konstruktive në kuvend. Ata thonë se “pushteti merret me vota, jo me grushte”.


MË SHUME NGA Lajme