Mustafi: Vuçiqi të ndalojë gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë
BKT
Lajme

Mustafi: Vuçiqi të ndalojë gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë

E. Hoti / RTKlive

Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se kryeministri Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair promovoi idenë e “Shqipërisë së madhe”.

Në një postim në Facebook, Mustafi ka thënë se Vuçiq, do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar Mustafi tutje në Facebook.

Ndryshe, Kurti e këshilloi qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga Tetova që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme