Nagavci: Seminari i albanologjisë ka impakt pozitiv
BKT
Kulturë

Nagavci: Seminari i albanologjisë ka impakt pozitiv

RTKlive

(E Plotësuar, ora 11:30) Në Prishtinë është hapur Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se seminari ka impakt pozitiv. Sipas saj, ministria do të mbështes ngjarje të tilla, pasi që arsimi është bosht i zhvillimit.

Rektori i Universiteti të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, tha se ky seminar është i rëndësishëm jo vetëm për universitetin por për gjithë vendin, pasi është një dritare e hapur për lidhjen e albanologjisë me botën evropiane.

Akademik Bardh Rugova, drejtor i Seminarit 41, fjalën e tij e filloi me një histori e cila ndërlidhi mandatin e parë të tij si drejtor në vitin 2011 me këtë të tanishmin.

Në atë mandat u ftuan arnautët e Sirisë, ndër ta edhe Sadik Jonuzi, i cili kishte ardhur me djalin e tij. Këtë vit, djali, Albani kishte kërkuar të vinte në Seminar por nuk ju mundësua për shkak të procedurave të vizës. Kjo, varietetet e rrezikuara e statusi i pafavorshëm i shqipes në vendet ku është pakicë, sipas drejtorit, përbëjnë temën bosht të seminarit, shqipen në rrezik.

Kurse ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili flet shqip theksoi se gjuha shqipe ka veçori unifike.

 

Hapet Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë e Kulturës Shqiptare

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i themeluar më 1974, hapet sot, sivjet ky seminar do ta mbajë edicionin e katërdhjetë e një.

Në këtë vit rreth 120 të ftuar do marrin pjesë për ta mësuar shqipen.

Ndryshe edicioni i seminarit është planifikuar të hapet sot, ku akademik Muhamedit Kullashi do të mbajë ligjëratën me titull: “Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë. 


MË SHUME NGA Kulturë