09:56 / 14.08.2023
Mbrojtja e Thaçit me kërkesë për trupin gjykues të Speciales|Video
RTKlive
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe në fillim të seancës ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se akuza ndaj ish krerëve të UÇK-së në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh.
Sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve. Kehoe, theksoi se jo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve.
Kurse Çarls Smith III, kryesues i Trupit Gjykues, tha se për këto çështje, avokati duhet t’i adresojë me shkrim në mënyrë që trupi gjykues të japë udhëzimet e nevojshme.























