12:11 / 14.08.2023
Vdiq ish-punëtori RTK-së, Isa Loshaj
RTKlive
Në moshën 79 vjeçare, ka ndërruar jetë kolegu shumëvjeçar i RTK-së, inxhinieri Isa Loshaj.
I ndjeri ishte ndër punëtorët e parë të Radio Televizionit të Prishtinës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm që RTK-ja të nisë transmetimin e saj tokësor pas luftës.
Menaxhmenti i RTK-së ngushëllon familjen Loshaj duke e kujtuar për veprat e tija, vizionin e tij për të zgjeruar transmetimin dhe zhvilluar kanalet e RTK-së!.























