Seminaristet e vlerësonjë të rëndësishme pjesëmarrjen
BKT
Foto/ Haris Feri/RTK
Kulturë

Seminaristet e vlerësonjë të rëndësishme pjesëmarrjen

Ardiana Hajzeri/ RTK-Radio

Ka filluar Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Drejtues të institucioneve arsimore e vlerësuan lart rëndësinë e organizimit të këtij seminari. Temë boshte e këtij seminari është  “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.

Sot ka hapur punimet Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar  të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, tha se ky seminar, është ngjarja me rëndësishme në fushën e arsimit. 

Rektori i Universiteti të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, tha se ky seminar është i rëndësishëm jo vetëm për universitetin por për gjithë vendin, pasi është një dritare e hapur për lidhjen e albanologjisë me botën evropiane.

E pjesëmarrësit në këtë seminar vlerësojnë së organizime të tilla janë të rëndësishme, për arsye se iu ndihmon të mësojnë gjuhën shqipe dhe të krijojnë kontakte të reja me njerëz nga e gjithë bota.

Barbara Jarysz-Markaj  nga Polonia dhe Evra Preterova  nga Republika Çeke i thanë Radio Kosovës së pjesëmarrja në këtë seminar është shumë e rëndësishme dhe se kanë interesim të madh të mësojnë gjuhën shqipe.

Edicionin i 41-të më radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës. Sivjet në këtë seminar, përveç aktiviteteve të tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë