Çeku: Në parkun e Ulpianës zbulohet një dedikim nga perandori Justinian
BKT
Kulturë

Çeku: Në parkun e Ulpianës zbulohet një dedikim nga perandori Justinian

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka thënë se një zbulim që formëson historinë dhe një dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian është zbuluar në lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.

Ministri Çeku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij.

 


MË SHUME NGA Kulturë