Vdiq 17-vjeçari i aksidentuar në rrethrrotullimin në “Lakërishtë”
BKT
Lajme

Vdiq 17-vjeçari i aksidentuar në rrethrrotullimin në “Lakërishtë”

Sh.Ç /RTKlive

Ka vdekur njëri nga personat që u lëndua rëndë në vetaksidentin që ndodhi të hënën te rrethrrotullimi në Prishtinë, ku vetura ra nga lartë. Lajmin për vdekjen e 17-vjeçarit që po trajtohej në Repartin Intensiv e konfirmoi për RTKlive drejtori i këtij reparti, Shaqir Uka.

“Pacienti që është aksidentuar tek rreth-rrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetoj pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë mbrëmë”, ka theksuar Uka.

17-vjeçari po trajtohej në Repartin Intensiv. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetoj pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Përveç të ndjerit edhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen Lakrishtë.


MË SHUME NGA Lajme