VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin
BKT
Lajme

VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin

A.B/ RTKlive

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.

"Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë,  Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!", ka shkruar Rama në "Facebook".

Rama shkruan se Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.

Pasi që Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

"Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!. Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje", ka shkruar Haxhiu në "Facebook".


MË SHUME NGA Lajme