Kallëzime penale për kryetarët e Tetovës dhe Çairit për pritjen e Kurtit
BKT
Lajme

Kallëzime penale për kryetarët e Tetovës dhe Çairit për pritjen e Kurtit

A.B/RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka ngritur të martën kallëzime penale kundër kryetarëve të Tetovës dhe Çairit, për, siç ka thënë, “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.

"Ministria e Punëve të Brendshme, më saktë Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm, në koordinim me Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, gjykatave kompetente iu ka parashtruar kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse kundër subjekteve juridike Komuna Çair dhe Komuna Tetovë dhe personave përgjegjës në këto subjekte juridike, kryetarët e komunave V.G. dhe B.K", thuhet në komunikatën e "Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se gjatë vizitës zyrtare të delegacionit nga Kosova i udhëhequr nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më datën 11.08.2023 në Shkup dhe në Sheshin e Qytetit në Tetovë, nuk është vepruar në bazë të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pëkatësisht gjatë manifestimeve të organizuara me këtë rast nuk është intonuar himni shtetëror dhe nuk është vendosr flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën është kryer kundërvajtje në bazë të nenit 30 të të njëjtit ligj.

"MPB-ja vazhdon me kërkimin e personit i cili në një nga manifestimet valonte flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe pas gjetjes së tij kundër të njëjtit do të prashtrohet kallëzim përkatës penal", thueht në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

 

 


MË SHUME NGA Lajme