Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmi e lidhjes së Justinianit me Dardaninë
BKT
Foto: Nga profili i Albin Kurtit në Facebook
Lajme

Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmi e lidhjes së Justinianit me Dardaninë

Sh.G / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar zbulimin arkeologjik në Ulpianë, ku është zbuluar një mbishkrim i perandorit Justinian.

Kurti priti në takim udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin,  profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë në Universitetin “Ecole Normale Supérieure”.

Në Facebook Kurti ka shkruar për rëndësinë e këtij projekti.

”Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Sipas tij mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.

”Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, sot në takim i pritëm e i falënderuam udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin,  profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë në Universitetin “Ecole Normale Supérieure”. Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare”, ka thënë ai. 


MË SHUME NGA Lajme