Edhe sot në Speciale sërish dëshmia në seancë private
A.B / RTKlive
( E plotësuar) Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të me radhë në këtë çështje, me kodin 03879, sërish në seancë private.
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët
Dje, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun, raporton RTKlive.
Gjatës kësaj seance, dëshmitari i 16-të, me kodin 03879, ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Selimit, konkretisht avokatit Geeoffrey Roberts. Dëshmitari i 16-të, ka filluar dëshminë ditën e hënë.
Ndryshe sipas kalendarit, sot dhe nesër pritet të mbahen seanca, ndërsa e premtja është pushim.























