Man City ‘pushton’ Evropën, mposht Sevillën
BKT
Sport

Man City ‘pushton’ Evropën, mposht Sevillën

F.Bytyqi /RTKLive

(E plotësuar) Manchester City është fitues i Superkupës së Evropës pasi sonte mundi Sevillën, me rezultat 5-4 pas penalltive pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Kampioni i ‘Championsit’ dhe fituesja e Europa League-s  përballen në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus, në finalen e Superkupës së Evropës.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse të besuarit e Pep Guardiolës më mirë e kontrolluan lojën, megjithatë, ‘Qytetarët’ këtë trofe e fituan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Sevilla kalojë në epërsi përmes Y. En-Nesyri (25’) prej 0-1. Më avantazhin e skuadrës spanjolle, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesëlojën e dytë, City më gjithë ‘arsenalin’ e tyre u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe atë e arritën me anë të Palmer (63’).

Ftuesi i Superkupës së Evropës, u përcaktua nga penalltitë, ku City u tregua me i saktë duke fituar këtë finale me rezultat 5-4.

Barazon City, shënon Palmer

(E plotësuar, 22:25) Man City e ka barazuar rezultatin në duel me Sevillën.

Kampioni i ‘Championsit’ dhe fituesja e Europa League-s po përballen në  në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus, në finalen e Superkupës së Evropës.

Është Palmer (63’), gjeti golin e barazimit për skuadrën e Pep Guardiolës.

Mbyllet pjesa e parë, Sevilla po e befason Man City-n

(E plotësuar) Pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Sevillës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës spanjolle prej 0-1.

Kampioni i ‘Championsit’ dhe fituesja e Europa League-s po përballen në  në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus, në finalen e Superkupës së Evropës.

Të besuarit e Pep Guardiolës e dominuan lojën, megjithatë, ishte skuadra e Sevillës që gjeti golin e parë këtë sfidë përmes Y. En-Nesyri (25’).

Pas pak nis pjesa e dytë.

City-Sevilla, publikohen formacionet zyrtare

Manchester City dhe Sevilla do të përballen sonte në Superkupën e Evropës, ndeshje kjo që luhet në Stadio Georgios Karaiskakis-Piraeus.

Fituesi i Ligës së Kampionëve do ballafaqohet me fituesin e Europa League, në një ndeshje që parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë.

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila sezonin e kaluar fitojë tripletën, ndaj skuadrës spanjolle, synon të rrëmbejë trofeun e radhës.

Megjithatë, Sevilla jo rrallëherë di t’i befasojë edhe skuadrat e mëdha evropiane siç është Man City.

Ndeshja mes Man Cityt dhe Sevillas fillon në orën 21:00.

Formacionet e të dy skuadrave: