Përfundon për këtë javë gjykimi ndaj Thaçit, seanca vazhdon më 28 gusht
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 13:30) Sot ka përfunduar dëshminë e saj dëshmitarja e 17-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, ka përfunduar me përgjigjet e saj më shpejt se që ishte planifikuar. Gjykimi në këtë rast ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë më 28 gusht. Gjatë kësaj javë janë dëgjuar 2 dëshmitarë.
Sot në Dhomat e Specializuara po dëshmon një serbe
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon sot gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Para gjykatës është paraqitur dëshmitarja e 17-të, Dragica Bozhaniq, e lindur në vitin 1958, derisa seanca tani për tani është e hapur për publikun dhe po transmetohet në RTK.
Ajo është duke u marrë në pyetje nga prokurori i rastit, i cili duke i parashtruar pyetje sa i përket disa intervistave që ajo i ka dhënë në media para disa vitesh.
Sot në Speciale, dëshmitari i 17-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të paraqitet dëshmitari i ri i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Sot është dita e fundit e gjykimit për këtë javë.
Ndryshe edhe dje në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar seanca duke qenë gjatë tërë kohës në sesion të mbyllur për mediat dhe publikun, raporton RTKlive.
Në këtë seancë, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të 16-të, me kodin 03879.
Gjatë kësaj seance, dëshmitari u është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, në këtë rast avokatit Gregory Kehoe.
Javën e ardhshme në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët” nuk ka seanca, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca.























