Reagon Rohde: Një vend multietnik kërkon polici multietnike
M.P. / RTKlive
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është pajtuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka thënë se është duke i ndjekur me shqetësim dorëheqjet e tre policëve serbë të sapo rekrutuar në Policinë e Kosovës.
Rohde ka theksuar se policët, pa dallim cilit grup etnik i përkasin duhet ta kryejnë detyrën pa frikë.
“Jam plotësisht dakord: një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, ka shkruar Rohde.
SHBA dhe EULEX të shqetësuar për dorëheqjet e policëve serbë
Dorëheqjet e tre policëve serbë të Kosovës të rekrutuar së fundmi nga Policia e Kosovës përveç reagimit nga shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i ka komentuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai i ka replikuar shefit të EULEX-it, në Twitter, duke thënë se ndanë shqetësimin e njëjtë me ta.
“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar Hovenier.
Fully share these concerns, and reiterate our commitment to Kosovo's multi-ethnic police force. As I've said many times, Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its officers should be able to work free from intimidation. Closely watching these developments. https://t.co/UoLjNZZ7yX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 17, 2023
Shefi i EULEX-it reagon kundër dorëheqjes së policëve serbë në veri

M.Sh.RTKlive
Dorëheqjet e tre policëve serbë të Kosovës të rekrutuar së fundmi nga Policia e Kosovës kanë ngjallë reagime nga shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Ky i fundit i ka parë me shqetësim largimin e policëve serb, të cilët sipas tij, mund të krijojnë siguri për komunitetin e tyre.
“Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka thënë Barbano nënrrjetin social Titter.
“Duke parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre anëtarëve të sapo-rekrutuar serbë të Kosovës të Policisë së Kosovës. EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, ka deklaruar ai.
























