Takohen shefi i EULEX dhe ambasadori amerikan, Policia dhe ligji kryetemë
BKT
Lajme

Takohen shefi i EULEX dhe ambasadori amerikan, Policia dhe ligji kryetemë

M.P. / RTKlive

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në postimin e tij në Twitter, Barbano ka njoftuar se sundimi i ligjit dhe promovimi i praktikave më të mira të Policisë kanë qenë temë e takimit.

“Takimi shumë produktiv me @USAmbKosovo Jeffrey M. Hovenier sot.

SHBA-ja është një partner i rëndësishëm i familjes së BE-së dhe ne diskutuam se si të avancojmë prioritetet tona të përbashkëta në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit dhe në promovimin e praktikave më të mira të policies”, ka shkruar shefi i EULEX.


MË SHUME NGA Lajme