Për kryetarët në veri, Haradinaj-Kurtit: Vazhdo me dorëheqjen
BKT
Lajme

Për kryetarët në veri, Haradinaj-Kurtit: Vazhdo me dorëheqjen

Sh.Ç /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, ta ndërpresë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.

Kreu i AAK-së, Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kurti duhet të vazhdojë me një strategji të re.

“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme