Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia
BKT
Lajme

Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në “X”, ish Twitter.

Osmani theksoi se “do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”.


MË SHUME NGA Lajme