06:11 / 18.08.2023
Sot moti parashihet të jetë me intervale më të gjata me diell
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se dita e premte parashihet me intervale më të gjata me diell.
“Vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta. Temperaturat mbeten pothuaj konstante në të dy vlerat , ngjashëm me të ditës së enjte. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme”, njofton IHMK.























