Arrestimet në MINT, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media
BKT
Foto: Edona Podvorica
Lajme

Arrestimet në MINT, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media

Edona Podvorica/RTK

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i njofton se sot në orën 18:00, ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë ku do t’i informojë media/gazetarët për ngjarjet e fundit në MINT.

Më herët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media, ka thënë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore.

“Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë erdhën Njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT,  të Drejtorit të Departmentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet pos tjerash në komunikatën e MINT-it.


MË SHUME NGA Lajme