Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
BKT
Lajme

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

RTKlive

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31gradë Celsius, njoftoi IHK. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kurse, të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31-gradë Celsius. 


MË SHUME NGA Lajme