Aliu: Po investojmë në sigurinë rrugore
BKT
Lajme

Aliu: Po investojmë në sigurinë rrugore

Sh.Ç/RTKlive

.Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu ka theksuar se siguria në Trafikun Rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet më problematike në Kosovë.

Aliu në Facebook ka shkruar se që nga viti 2017, rreth 37% e territorit të Republikës së Kosovës ka qenë e pambuluar me kontrata të sinjalizimit vertikal e horizontal.

Ministri Aliu ka thënë se me shtatë kontrata aktive, do të mbulojmë tërë territorin e Kosovës, me sinjalizim vertikal, horizontal dhe pajisje tjera të sigurisë rrugore, duke punuar kështu çdo ditë për përmirësimin e sinjalistikës në dobi të të gjithë qytetarëve.

Aliu ka bërë të ditut se ka filluar puna për ndërtimin e kyqjes në Autostradën “Arbën Xhaferi”, për të gjithë Qytetarët e Vitisë.

"Volume të shtuara në terren për  ndërtimin e kyqjes në Autostradën “Arbër Xhaferi”, për të gjithë Qytetarët e Vitisë, ku përmes kësaj kyqje, do të zgjidhim kështu një problematikë shumëvjeçare të banorëve të Vitisë dhe zonave përreth", ka shkruar ai ne Facebook.

Ali ka theksuar se punimet në projektin; "Ndërtimi i kyqjes në Autoudhën R-6 “Arbër Xhaferi” në Viti", pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës, për 175 ditë pune. Momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 (Dalja nga Kaçaniku) dhe aksin 5 (Kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës).


MË SHUME NGA Lajme